Kthesë e minutës së fundit, vjen lajmi i shumepritur per Ukrainen

1009
0

Mediat amerikane raportojnë se Polonia pritet t’i japë Ukrainës avionët e saj Mig dhe Sukhoi, të cilat përdorën lehtësisht nga pilotët ukrainas. NBC thekson se ka një tentativë të amerikanëve për të bindur polakët që t’i transferojnë Ukrainës avionët e tyre të prodhimit lindor, të cilët më pas do të zëvendësohen me avionë të prodhimit amerikan, F-16.

Media amerikane i referohet burimeve nga Shtëpia e Bardhe teksa raporton se marrëveshja është në përfundim dhe do të konkretizohet në ditët në vijim. Kjo do të rriste shumë fuqinë ushtarake në ajër të Ukrainës, e cila deri më tani ka rrëzuar një numër të konsiderueshëm avionësh rusë.

Ky zhvillim vjen në një kohë, kur vetë Presidenti i Polonisë e mohoi pak ditë më parë transferimin e avionëve të tyre në Ukrainë me argumentin se diçka e tillë do të çonte në një luftë me Rusinë. Madje, edhe vetë shefi i NATO-s Stoltenberg tha se asnjë avion apo ushtar i aleancës nuk do të futet në Ukrainë. Megjithatë, duket se kur është vullneti i SHBA-ve, ndryshon edhe qendrimi i NATO-s.