Kthesa papritur e motit në vendin tone, sinoptikanet greke paralajmerojne nje tjeter fenomen te pazakontë

2027
0

Pas rreshjeve te shiut gjate diteve qe lame pas, moti pritet të marrë një kthesë të fortë gjatë ditëve në vijim duke na bërë të përballemi me temperatura tipike te stines se veres.

Mediat greke paralajmerojne se rajoni pritet të pushtohet nga rryma ajri të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore, të cilat të shoqëruara edhe me rërë do të shkaktojnë një efekt të pazakontë në Shqipëri dhe Greqi duke sjellë temperatura 10 gradë më lartë se normalja.

Efektet maksimale do të jenë gjatë të shtunës dhe të dielës ku moti do të tregojë një fytyrë krejtësisht tjetër nga ajo e ditëve që sapo kaluam.