Kthehet ora dimërore, ja kur duhet të lëvizni akrepat

794
0

Kjo e diela e cila është e fundit e muajit tetor, datë 27, shënon kthimin e orës dimërore duke kthyer akrepat 60 minuta prapa.

Për shtetet anetare te BE, ora e gjithë zonës ndryshon në të njëjtin moment, në mënyrë që të kenë kohë me shume diell, ose drite, deri ne 29 mars 2020, kur do te kthehet serish ora verore.

Ndrrimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Në Europë ndrrimi i orës më herët ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të standartizohej nga viti 1974, pas krizës së parë të lëndës së parë naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.