Kthehen nga Shqipëria në Itali, Familja shqiptare rezulton e gjita e infektuar por asimptomatike

490
0

Pasi u kthyen nga Shqipëria për në Itali, 4 pjesëtarë të një familjeje shqiptare kanë rezultuar te gjithe pozitivë me koronavirus.

Sipas mediave fqinje, familja shqiptare, përkatësisht burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre banojnë në Vallefoglia dhe u kthyen në Itali pas pushimeve në vendin e tyre të origjinës.

Megjithatë, ata rezultonin të gjithë asimptomatikë. Infektimi me koronavirusi u zbulua pas testeve që ata kryen në Itali, nisur nga fakti që sapo ishin kthyer nga një vend i cilësuar si i rrezikshëm.