Kryetarja e bashkise së Shkodrës aplikon për lotarinë amerikane, urojini fat!

432
0

Shumë persona kanë aplikuar për lotarinë amerikane duke shpresuar që të përzgjidhen për të bërë realitet ëndrrën e tyre për të shkuar në ‘Tokën e Premtuar’. Kështu edhe në Shkodër ashtu si në të gjithë Shqipërinë përflitet për një numër të madh personash të cilët kanë aplikuar për lotarinë amerikane. Në fakt nuk janë vetëm njerëz të thjeshtë të cilët kanë aplikuar por edhe persona publik tejet të njohur nga fusha të ndryshme, nga artistikë, akademik, biznesmen e deri tek politikanët. Madje politikan shumë aktiv dhe në rang drejtuesish.

Kështu një prej atyre që ka aplikuar sipas burimeve është edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Disa burime shumë afër kryebashkiakes bëjnë me dije se ajo këtë vit ka aplikuar për lotarinë amerikane. Në fakt kryebashkiakja zyrtarisht ka edhe një vit mandat në postin që mban dhe ka kërkuar publikisht një mandat të dytë.

Patjetër që ka të drejtën e saj si për të kërkuar që të rikandidojë edhe pse ka shumë kritika ndaj saj por edhe të aplikojë për lotarinë amerikane siç bëjnë me dije burimet. Por pas kësaj ka disa pyetje që mund të kenë shumë qytetarë të Shkodrës dhe jo vetëm. Fillimisht kur kryetarja e bashkisë ka shprehur publikisht se ka dëshirë të rikandidojë atëherë përse duhet që të aplikojë për lotarinë amerikane. Për të mos mjaftuar edhe në rast se nuk i jepet një shans i dytë atëherë përse Ademi kërkon të ‘zhduket’ nga skena politike në një kohë kur ka shërbyer në detyra të rëndësishme për shumë vite. A është ky një vetëreflektim dhe vetëkuptim i saj se ndodhet në fundin e karrierës politike kjo për shkak të kritikave të shumta që ka marrë si kryetare e bashkisë.

Në një kohë kur ka shprehur dëshirën për të rikandiduar nga ana tjetër përse kërkon të largohet nga Shqipëria drejt Amerikës kur ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga lideri i PD nëse do jetë apo jo sërish. Aplikimi i saj për lotarinë nëse e ka bërë siç tregoinë burimet tregon një anë tejet të dobët të kryebashkiakes dhe vërteton në një farë mënyre mosbesimin që ajo ka në vetvete qoftë se mund të jetë sërish apo jo kandidate por edhe mosbesimin për punën e saj të bërë si kryetare e bashkisë.

Largimi drejt Amerikës në rast se kryebashkiakja përzgjidhet nga sistemi I lotarisë amerikane mund të ishte një zgjidhje e butë që ajo të largohet nga Shkodra dhe Shqipëria për t’u harruar shpejt. Kështu ka ndodhur edhe me të tjerë. Interesante mbetet për t’u parë se cila do të ishte puna që do bënte kryebashkiakja në Amerikë nëse ne duhet t’i besojmë disa legjendave që kryebashkiak të tjerë të larguar drejt SHBA kanë punuar punonjës ngarkim shkarkimi në supermarkete atje apo fabrika të ndryshme. Nëse ikën shpresojmë të mos ketë të njëtin fat!/ShkodraNews