Skip to content

Kryeministrja serbe i quajti shqiptarët ‘’njerëz mali’’, ja si ia kthen Aurela Gaçe

    Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më energjike dhe e drejtpërdrejtë e skenës shqiptare. Në këtë mënyrë ajo sigurohet që gjithmonë të thotë mendimin e saj ashtu si e ndjen.

    Kësaj radhe Aurela e kishte mesazhin e saj për kryeministren serbe Ana Bërnabiq, e cila i quajti shqiptarët “njerëz të ardhur nga mali”.

    Këngëtarja ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet Bërnabiqit përmes një thënie të Gjergj Fishtës.

    “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryet ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”, ishte citati i Gjergj Fishtës, të cilin e postoi Gaçe.

    Këngëtarja ia shtoi edhe këto fjalë “Kot po i kthejme nje pergjigje kesaj. Ne fakt as duhet te merremi fare me te, po hajt, meqe na permendi, t’ja kthejmje me te vertete historike”.