Floriana Garo tregon për herë të parë si u njoh në Linkedin me bashkëshortin

1255
0

Në ditët e sotme, është diçka e zakonshme që të njohësh partnerin/partneren online, në rrjetet sociale. Nuk e dimë nëse ju kishte shkuar në mendje, por edhe moderatorja e njohur Floriana Garo qenka njohur me Enesin virtualisht. Për herë të parë sot, në emisionin e Rudinës, e kthyer në Shqipëri për Miss Albania (pasi do të jetë pjesë e jurisë), Floriana ka treguar si është njohur me bashkëshortin e saj. Në fakt për njohjen e tyre ka shumë kuriozitet, pasi Floriana jetonte në Shqipëri dhe ai në Gjenevë. Mirëpo, programi Linkedin (një aplikacion biznesi dhe një shërbim i orientuar drejt punësimit) i ka bërë bashkë çiftin.

“Jam njohur virtualisht, online-në një platformë që nuk përdoret shumë: Linkedin. Unë u futa në fakt për të parë diçka të shoqes time dhe pashë që më kishte ardhur një mesazh, i cili ishte i shkruar dhe i artikuluar mirë. Më pëlqeu shqipja e tij. Folëm për shumë kohë bashkë dhe më pas vendosëm të takoheshim”,-tregoi Floriana.

Nëse po mendoni se ata janë takuar në Gjenevë ose Shqipëri gaboheni. Ata zgjodhën Italinë, për arsye praktike.

“U takuam në Itali. Mua në Shqipëri më njohin, atë në Zvicër po ashtu. Sigurisht që ne u nisëm për diçka serioze, por jetës nuk i dihet asnjëherë. Unë kam dashur gjithmonë që historinë time të dashurisë ta shijoj në privatësi. Zgjodha të zhvendosem në Gjenevë, edhe pse e kisha një karrierë timen këtu. E pamë edhe mundësinë që ai të zhvendosej në Tiranë, por nuk funksionoi”,-rrëfeu Floriana.

Sa i përket dasmës, ajo është në planet e çiftit, por gjithmonë del diçka që e shtyn. Gjithsesi, Floriana e ka vendosur që një ditë do ta realizojë ëndrrën më të madhe që ka një grua: Të vishet me fustanin e bardhë dhe të martohet me njeriun që dashuron (ata gjithsesi janë të martuar në gjendjen civile).

Pritet vetëm festa e madhe…