Kryeministri Rama jep lajmin e mire: Merr fund pritja, brenda Viti te Ri do te…

10142
0

Kryeministri Edi Rama garantoi se ne ditët në vijim do të pajisen me kontrata të gjithë kryefamiljarët që u është prishur shtëpia nga tërmeti.

Rama tha se ka filluar puna për ndërtimin e banesave dhe apartamenteve, ndërsa brenda Vitit të Ri do të fillojnë banorët të hyjnë në shtëpitë e reja.

“Vijon puna në kantier ndërtimi, me një plan të ri zhvillimi, shkolla e re, parku i ri, 45 apartamente si dhe 132 shtëpi të reja, do të ndërtohen duke i ndryshuar jetën njerëzve në Krujë.

Punimet po ecin me ritme të larta ndërsa të gjithë banorëve do tu lidhet kontrata për shtëpitë e reja”, shkruan Rama.