Kryeministri Rama: Fëmijët që i dëmtojnë librat e shkollës të sanksionohen

170
0

Fëmijët që do të dëmtojnë librat shkollore do të sanksionohen. Kryeministri Rama e hodhi këtë ide gjatë ceremonisë së prezantimit të Abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Duke u ndalur te tekstet falas, Rama tha se librat që kalojnë dorë më dorë për tre vite, nuk janë çështje parash, por kulture. Ndaj kjo kulturë, sipas tij, mund të krijohet te pakica duke gjetur mënyrat për ta ndëshkuar dëmtimin e librit.

“Libri duhet të jetojë edhe përtej kohës që të duhet ty për ta mësuar. Është e rëndësishme që këtë gjë ta shpjegojnë dhe mësuesit për fëmijët dhe mësuesit, dhe mbase duhet përcaktuar një rregull se ata që librat i dorëzojnë në gjendje që nuk mund të përdoren më, në vitin tjetër t’i blejnë librat, mos t’i marrin më falas. Nuk bëhet fjalë për shumicën, ata bëjnë gjënë e duhur, por për atë pakicë që nuk e bënë këtë duhet të ketë dhe një sanksion”, tha kryeministri.