Sot duhej te ishin ne shkolle, fëmijët shqiptare duke qare pasi u çahet gomonia ‘në rrugën’ drejt Anglisë (Video)

2218
0

JOQ ALBANIA ka publikuar disa herë pamjet se si mijëra të rinj shqiptarë kanë emigruar në Angli me gomone, duke rrezikuar jetën e tyre. Gjithashtu janë publikuar edhe pamje, që kurrë nuk e prisnim të ndodhnin në 2022. Shqiptarët kanë rrezikuar mbytjen për shkak se trafikantët e tejmbushin gomonen.

Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur pamjet e tmerrit se si disa shqiptarë rrezikojnë të mbyten. Pamjet e mëposhtme janë dërguar nga një qytetar që ka qenë i pranishëm në gomone. Ai tregon se të gjithë ishin në panik, teksa gomonia kishte edhe fëmijë dhe gra.

Ai shton se fëmijët qanin me të madhe ndërsa grave u ka rënë të fikët.

I riu raporton se shqiptarët u shpëtuan falë policisë franceze. Në pamje duket momenti kur vjen policia franceze dhe një nga shqiptarët hidhet në ujë për të biseduar me ta.

Shqiptari shkruan:

pershendetje JOQ! sot mund te kishte ndodhur nje traghedi e vërtet! Kemishpetuar mrekullisht ne minuten e fundit, nga marina franceze. nje tmerr i vertet gra qe i binin te fiket, femije qe ulerisnin dhe qanin. Gomonia mbante 20 persona, ne ishim 55. Mos te rrezikojnë me shqiptaret se nuk ka me mot të mirë. Une kam qenë vetë aty. Sot eshte bere videoja. pak pamje kam se nuk lejojn kurdët. ktu momenti ku po na shpetojn francezet