Kryeministri jep lajmin e mirë, taksa vjetore për mijëra mjete nuk do te paguhet. Ja kush përfiton

592
0

SHefi i qeverise me një status në Facebook ka bërë te diur se DPSHTRR ka vendosur që të mbulojë taksën vjetore të viti 2020 për 7,204 mjete. Rama bën me dije se personat që përftojnë nga kjo takës dhe e kanë paguar do të kompensohen në pagesën pasardhëse.

Statusi i plote i Kryeministrit:

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, SJELL NJË SHEMBULL TË SHKËLQYER SOLIDARITETI NGA DPSHTRR PËR SEKTORIN E TRANSPORTIT RRUGOR TË PASAGJERËVE🤝

NJË RAST I BUKUR KU NJË ENT PUBLIK ME VETËFINANCIM, NISUR DHE NGA REZULTATET E MiRA PËR 2019-ën OFRON, NGA TË ARDHURAT E VETA TË AKUMULUARA, TË MBULOJË 100% TAKSËN VJETORE (TVMP), PËR GJITHË VITIN 2020, PËR 7,204 MJETE!

🟢NGA KJO PAKETË SOLIDARE E DPSHTRR-së NË VLERËN 170,194,500 LEKË PËRFITOJNË 7,204 MJETE TË KATEGORISË:
🔺AUTOBUS (MBI 8+1),
🔺TRANSPORT QYTETËS,
🔺TRANSPORT RRETHQYTETËS,
🔺TRANSPORT NDËRQYTETËS,
🔺SHËRBIME TË RASTIT (TURISTIK BRENDA E JASHTË VENDIT),
🔺NDËRKOMBËTAR TË RREGULLT,
🔺TRANSPORT PËR PERSONELE,
🔺TRANSPORT PËR LLOGARI TË SUBJEKTEVE BRENDA E JASHTË VENDIT!

🟢KY AKT MBËSHTET NJËKOHËSISHT SUBJEKTET E LARTPËRMENDURA, BUXHETIN E SHTETIT DHE DIREKT BASHKITË!

🟢 INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE DO TË MUNDËSOJNË QË BRENDA MAJIT KJO PAKETË TË HYJË NË FUQI!📄

PS: ATA QË I KANË PAGUAR, DO TË KOMPENSOHEN NË MOMENTIN E PAGESËS SË TVMP PASARDHËSE!😉