Skip to content

Kryeministri jep lajmin e keq për transportin publik, por ja çfare thotë për baret dhe restorantet

    Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live me “News 24”, ku shpreh se transporti publik do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur sepse paraqet rrezikshmëri të lartë.

    “E vetmja gjë që nuk do hapet ende është transporti publik, turizmi do hapet por me problematikat e veta. Detaje të tjera si palestra do zgjidhen në ditët në vijim. Brenda majit do hapim kufijtë tokësorë për të bërë të mundur lëvizjen e shqiptarëve, kufirin e Kosovës. Shqiptarët e Kosovës do vijnë normalisht në Shqipëri”, u shpreh Rama për News24.

    Ndërsa për baret dhe restorantet kryeministri sqaroi se në zonat e kuqe ato do të rrinë hapur deri në 21:00 ndërsa në të gjelbrat nuk ka limit.

    “Deri në orën 21:00 është e lirë lëvizja, pa autorizim.Edhe lokalet e restorantet mund të rrinë të hapura deri në këtë orë në zonat e kuqe. Ndërsa në zonat e gjelbërta nuk ka limit. Gjithmonë duke shërbyer jashtë, jo brenda”.