Kryeministri heq kostumin dhe bën pica. Si i doli brumi Ramës? (VIDEO)

55
0

Kryeministri Rama eshtë i pashoq kur bëhet fjalë për të qenë në qendër të vëmendjes.

Pas zgjedhjes së Presidentit, ai është shfaqur te sheshi Italia,në kuadër të ‘Javës së Kulturës Italiane’. i rrethuar nga fotografet dhe kameramanet e tij te shumte.

Rama hoqi kostumin e politikanit dhe pasi përveshi mëngët, i ndihmuar nga një picajol italian, ka përgatitur pica.

Postimi i Ramës:

JAVA e ITALISË nuk mund të mos përfshinte Festivalin e Pizza Village, që pas New York-ut ndalet këtë vit në Tiranë, ku nesër picajolët a famshëm napoletanë do të angazhohen në një sesion të veçantë me fëmijët❤🍕😃