Kryeministri Albin Kurti voton në Shqipëri

354
0

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka votuar për herë të parë në Shqipëri.

Ai vendosi me votë në qendrën e votimit në Kopshtin nr. 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë Atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell dhe do jetë deri në mbrëmje”, u shpreh Albin Kurti pas votimit.

Risjellim në vëmendje që në këto zgjedhje garojnë edhe tre kandidatë të pavarur të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Kurti është akuzuar se po ndërhyn në fushatën elektorale në vendin tonë, për shkak të mbështetjes publike që ai dha për këta kandidatë.