Kriza në Itali, kryeministri Draghi jep perfundimisht dorëheqjen, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

254
0

Kryeministri italian Mario Draghi i ka dorëzuar sot dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella, i cili i ka kërkuar të mbetet kryeministër në detyrë.

Nuk ka ende një njoftim nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, analistët konfirmojnë parashikimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vjeshtë, me shumë gjasa në fillim të tetorit.

“La repubblica” italiane vlerëson se zgjedhjet do të mbahen më 2 ose 9 tetor. Megjithatë, vendimet përfundimtare do të duhet të merren nga presidenti i republikës, Sergio Mattarella.

Mario Draghi kishte konfirmuar më herët se do të jepte sërish dorëheqjen e tij. Ai dha dorëheqjen javën e kaluar kur Lëvizja Pesë Yjet (M5S), një komponent kyç i koalicionit të tij më të gjerë, hodhi poshtë një votim për një paketë ndihme prej 26 miliardë eurosh për qytetarët për koston e lartë të jetesës.