Italia pritet të njoftojë të hënën masa të reja, rikthehet izolimi ne keto zona..

850
0

Kreu i qeverise italiane, Giuseppe Conte pritet qe të njoftoje disa masa të reja shtrënguese ditën e hënë për shkak të përkeqësimit të shifrave me të infektuar si pasojë e koronavirusit.

Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se në fillim të javës që vjen kryeministri Conte pritet të prezantojë masat e reja ku mes të cilave janë rikthimi i izolimit në zonat e rrezikuara dhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve mes rajoneve.

Per momentin Italia ka vendosur disa masa duke përfshirë mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, por përkeqësimi i ditëve të fundit po i detyron autoritetet të ndërmarrin sërish masa ekstreme.

Ditën e fundit Italia raportoi mbi 30 mijë raste të reja me Covid-19.