Komiteti Teknik i Ekspertëve vjen me njoftimin e papritur: Me keqardhje dhe indinjatë të thellë..

899
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ka bere nje reagim pas deklaratave të kreut të PD se sistemi shëndetësor është në kolaps.

Në reagim thuhet se ky komitet është përballur me su lme dhe fy erje të vazhdueshme, mes të cilave edhe nga kreu demokrat. Për këtë arsye Komiteti Teknik i Ekspertëve i kërkon Bashës të tërheqë akuzat e bëra.

“Me keqardhje dhe indinjatë të thellë, dëgjuam akuzat e bëra ndaj nesh nga ana e Kryetarit të Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha. U bë kohë që përveç përballimit të një situate shumë të vështirë, siç është ajo e pandemisë së Covid-19, jemi gjendur të sulmuar dhe të fy er në punën tonë, duke filluar nga kryetari i PD dhe disa pak politikanë të tjerë. Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë, për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë në këtë kohë tejet sfiduese. Ne nuk jemi “fasadë” e askujt, siç deklaron Z. Lulzim Basha. Ne nuk pranojmë akuzat për dështim në punën tonë, të bëra nga një kryetar partie, formimi profesional i të cilit nuk ka se si t’ia lejojë të bëjë gjykime në lidhje me punën e këtij komiteti.

Në çdo ditë të punës sonë, ne udhëhiqemi vetëm nga parimet e profesionalizmit dhe çdo vendim që kemi marrë, e kemi marrë duke u bazuar vetëm në këto parime. I bëjmë thirrje Z. Basha që të tërheqë akuzat e bëra në adresë të anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të heqë dorë nga përpjekja për baltosjen e punës së autoriteteve shëndetësore, që në këto kohë të pandemisë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme”.

Ndër të tjera, në reagim theksohet se strategjia e ndjekur deri tani, sipas tyre, ia ka dalë të minimizojë numrin e infeksioneve dhe fataliteteve të shkaktuara nga koronavirusi.

“Këtë e tregojnë fare qartë edhe shifrat krahasuese me vendet e rajonit, dhe ato të Evropës. Siç është shprehur edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi politik i pandemisë i shërben vetëm përkeqësimit të situatës dhe është i dëmshëm për mbrojtjen e shëndetit publik”.