Krim i rëndë, burri vret gruan, djalin, vjehrrën dhe në fund veten

1166
0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku mediat vendase raportojnë se një 66-vjeçar vrau gruan, djalin dhe vjehrrën në Aleksandri. Pasi qëlloi vjehrrën për vdekje në shtëpinë e të moshuarve autori në fund vrau veten.

Pas tragjedisë, ku fillimisht u konstatua trupi i pajetë i autorit dhe vjehrrës në shtëpinë e të moshuarve policia kërkoi gruan dhe djalin, por zbuloi se bashkëshortja nuk kishte shkuar në punë dhe se djali nuk ishte në shkollë.

Pikërisht në atë moment policët shkuan në shtëpinë e familjes dhe pasi thyen derën, gjetën dy trupat pajetë. E njëjta armë ishte përdorur edhe për vrasjen e tyre.