Kreu i Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse infektohen nga Covid, Kreu i KMSH lutet per sherimin e tyre

418
0

Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri si dhe ai i Kishes Ortodokse jane infektuar se fundmi me koronavirus.

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit ka shfaqur sot komplikacione respiratore dhe eshte derguar per trajtim intensiv, ndersa kryepeshkopi anastas eshte derguar per trajtim ne Athine.

Nderkohe Kryetari i komunitetit musliman ka bere nje lutje ne rrjetin social Facebook per sherimin e tyre.

Ja postimi i tij:

Mësova me shqetësim lajmin e prekjes nga COVID-19 të Anastas Janullatos dhe George Frendos!I lutem Zotit për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik!Zoti u dhëntë forcë dhe shërim të shpejtë!