Skip to content

Koronavirus/ Vjen njoftimi i rëndësishëm për shpërndarjen e pensioneve

    Shpërndarja e pensioneve do të bëhet nga posta nëpër banesa, ka njoftuar kryeministri Edi Rama.

    Ky vendim vjen pasi moshat e treta janë më të rrezikuar ndaj koronavirusit dhe qeveria mori vendim që të shmangë daljen e tyre.

    Sa i përket pensionistëve të Qarkut të Tiranës, Posta Shqiptare njofton:

    ‘Të gjithë pensionistët e Qarkut Tiranë, përveç informacioneve të afishuara në zyrat postare dhe në faqen zyrtare të Postës Shqiptare, për çdo informacion apo paqartësi në lidhje me shpërndarjen e pensioneve në adresë mund të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Filialit të Postës Tiranë:

    0692285591

    0694316998’