E fundit/ Vijon te rritet numri me te prekurve ne Shqiperi, mes tyre mjekë dhe infermierë

786
0

Është rritur sërish numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Nga të dhënat e siguruara prej Task Forcës së ngritur me qëllim përballimin e krizës së koronavirusit mësohet se janë konfirmuar 9 raste të reja me koronavirus.

Në total numri i të prekurve ka shkuar në 51 të prekur.

Mes të prekurve janë një mjek dhe një infermier.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

  • Tiranë 34 raste
  • Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
  • Lushnje 2 rast
  • Elbasan 2 raste
  • Fier 6 raste
  • Rrogozhinë 2 raste


Prej tyre:
20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. 
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.