Korona virus, njoftimi shokues: Në ketë restorant nuk i shërbejmë kinezëve

861
0

Se fundmi një nga shtetet në vëmendjen e mediave për reagimet e saj ndaj përhapjes së korona virusit ka qene dhe Italia.  

Italia ka bllokuar fluturimet me Kinën, ndërkohë që nuk kanë munguar episode alarmi bllokimi i një kroçierë ku një çift kinez dyshohej si i infektuar, alarm i rremë por që bllokoi rreth 24 ore pothuajse 7000 mijë turistë që ndodheshin në anije.

Ditën e djeshme u konfirmua gjithsesi një çift turistësh te prekur që ndodheshin në Romë, dhe popullsia ka filluar të ketë fri kë.

Bashkë me frikën, sot në kryeqytetin italian po dalin në pah edhe reagime ndoshta të panevojshme. Ne nje restorant ne kryeqytetin italian eshte pare dhe nje njoftim ku thuhej se nuk i sherbehet personave qe vijne nga Kina

Pa llogaritur dhjetëra mijëra turistë kinezë që e vizitojnë çdo ditë, Roma ka edhe një komunitet të madh kinez, që janë pronarë aktivitetesh komerciale, në veçanti dyqane dhe restorante.

Tashmë këto aktivitete po braktisen nga klientët, pavarësisht njoftimeve që shumë prej dyqaneve kanë vënë ku thuhet se asnjë person i stafit ka qenë në vendlindje muajt e fundit.