Kopshti mbyll dyert, familja mes lotëve e dhimbjes përcjell 3-vjeçarin në varreza

604
0

Mes dhimbjes, lotëve, trishtimit dhe njëkohësisht pikëpyetjeve të shumta në kokë mbi motivin, familja e 3 vjeçarit që humbi jetën të enjten në Durrës e ka përcjellë të miturin këtë të premte në banesën e tij të fundit.

Ndërsa hetimet janë përqendruar në atë që ka ndodhur orën e fundit të jetës së Daniel Zakës, kopshti i tij ka mbyllur dyert, raporton TCH.

Policia e Durrësit po vijon me hetimet për vdekjen në rrethana ende të paqarta të fëmijës.

Vogëlushi humbi jetën një ditë më parë, pasi shfaqi gjendje të rënduar shëndetësore teksa po konsumonte vaktin e drekës, një supë, në kopshtin jopublik që frekuentonte.

060418_DURRESI-MBULIM_15_6

Një ditë më parë mjekët bënë të ditur se fëmija ishte dërguar nga kujdestarja e kopshtit në gjendje asfiksie, pa puls dhe tension, në poliklinikën e specialiteteve dhe megjithë ndihmën e dhënë nuk ka mundur të mbijetojë.

Mostra të ushqimit të konsumuar në kopshtin jopublik që ka konsumuar 3-vjeccari janë dërguar në laborator në Tiranë për ekzaminim të mëtejshëm, ndërsa pritet dhe raporti zyrtar mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.