Konfirmohet rasti i parë i riinfektimit me Covid në vendin tonë. Mutacioni i ri ka ardhur edhe në Shqipëri?

955
0

Ne Shqiperi është konfirmuar sot rasti i parë i riinfektuar me Covid 19.

Bëhet fjalë për një qytetar nga Përmeti, pacient i dializës që ishte infektuar dhe e kishte kaluar Covidin dy muaj më parë.

Epidemiologët kanë shprehur shqetësimin se kemi të bëjmë me një mutacion të ri të virusit.

“Sot kemi rikonfirmuar pozitiv një pacient nga Përmeti. Shërbimi epidemiologjik atje na siguron se pacienti e ka kaluar Covidin në muajin Nëntor” – janë shprehur mjekët e spitalit të Gjirokastrës.

“Sot pas simptomave testi i shpejtë i rezultoi pozitiv. Kjo rrit shqetësimin që infektimi të jetë i lidhur me një mutacion të mundshëm të virusit”.

Vetëm sot në Gjirokastër u kryen 75 tamponë dhe një numër testesh të shpejta ndërsa frika e përhapjes së një varianti të ri të virusit është prezente.

Sipas mjekëve të spitalit, të infektuarit janë edhe të rinj. Gati 25-30 raste po rregjistrohen mesatarisht në ditë krahasimimisht me 3-4 raste që kishin dy javë më parë. Shkollat, gjimnazet por edhe ato 9-vjeçare kanë numrin më të madh të të infektuarve.

Vetëm në fshatin Lazarat ka aktualisht mbi 100 raste aktive ndërsa shërbimi epidemiologjik nuk është pranuar të kryejë testime në shumë banesa.