Keto jane dy profesionet ku Gjermania vuan për punëtorë të huaj

2438
0

Shumë biznese janë mbyllur kudo në Europë prej pandemisë. Edhe në  Gjermani, pavarësisht kësaj, shteti më i fuqishëm nga ana ekonomike në kontinent, ka nevojë për fuqi punëtore.

Për vitin 2021, Gjermania ka ende nevojë për punëtorë të huaj, pavarësisht goditjes ekonomike që ka shkaktuar Covid.

Kjo tregohet përmes një sondazhi me bizneset, i cili u bë nga një Fondacion gjerman, me përfaqësusesit e sipërmarrjeve në Gjermani.

Sipas të dhënave të sondazhit 54% e sipërmarrjeve kanë nevojë për fuqi të huaj punëtore.

Nevoja më e madhe për punëtorë të huaj në Gjermani i përket sektorit të shëndetësisë dhe të ndërtimit.

Janë pikërisht këta dy sektorë që kanë tërhequr vitet e fundit, kur bota nuk ishte prekur nga koronavirusi, shumë shqiptarë.