Skip to content

Konfirmohet! Përveç Alketës, një tjetër shqiptare do jetë pjesë e “Sanremos”

    Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ka realizuar ëndrrën e saj të madhe për të qenë bashkëprezantuese në festivalin e rëndësishëm në Itali “Sanremo”.

    Por ajo nuk do të jetë e vetmja femër shqiptare, pasi në mesin e të ftuarve do të jenë edhe këngëtarja Dua Lipa me producentin Johhny Dorelli.

    Drejtuesit e festivalit të “Sanremo”, që do të mbahet nga data 4 – 8 shkurt, po punojnë që të marrin edhe persona të tjerë me famë botërore.

    Fituesi i këtij festivalit do të prezantojë Italinë në “Eurovision 2020”.