Konfirmohet lidhja mes Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokun, dyshja fotografohet bashkë (FOTO)

1604
0

Prej disa muajsh, moderatorja Rudina Dembacaj është në qendër të mediave rozë.

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Aleksi, ajo u përfol se kishte nisur një histori të re dashurie.

Në shumë media online u tha se bëhet fjalë për ish-deputetin Mark Frroku. Mirëpo, Rudina nuk e konfirmoi asnjëherë lidhjen.

Pak javë më parë, aktorja hapi lokalin e saj dhe gjatë inagurimit të tij falenderoi dhe Markun, duke shuar kështu zërat një herë e mirë.

Së fundmi, ‘Panorama Plus’ ka siguruar disa foto të çiftit, teksa shfaqen të ulur pranë njëri-tjetrit në restorantin e Rudinës.

Kujtojmë që kjo e fundit nga martesa e parë ka një vajzë, të pagëzuar me emrin Viktoria, ndërsa ish-deputeti është i ve. Pas ndarjes nga jeta të ish-bashkëshortes, Frroku mbeti vetëm me fëmijët.