Komiteti i Ekspertëve del me njoftimin e fundit, ja cfare vendosi per kufizimet

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur zgjatjen e kufizimeve aktuale deri më datë 25 mars.

Vendimi është marrë në datën 17 Mars, dhe në urdhrin ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’ në pikën nr.1 është ndryshuar togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” duke u zëvendësuar me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”.

Kujtojmë se ky vendim i Komitetit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila u shpreh se Ministria e Shëndetësisë duhet të rishikonte kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit.

Vendimi

PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 633, DATË 17.11.2020 “PËR NDALIMIN E GRUMBULLIMEVE NË VENDE TË MBYLLURA APO TË HAPURA”
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 1356, datë 11. 3. 2021,

URDHËROJ: Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon:
Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.