Kjo video ka mbi 1 miliard shikime: Bebushi hero mbron gjyshen e vet nga policia

2004
0

Ky është një hero i vogël. Kjo video ishte përhapur gjerësisht në mediat sociale kineze në ditën e publikimit, rreth dy vite më parë dhe tani ka marrë rreth 7.5 milion shikime vetëm në kanalin në youtube “People’s Daily, China”, ndërsa ishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale në pothuajse gjithë botën, ku shifrat e shikimeve kalojnë edhe milardhëshin, transmeton Korrespodenti.

Në të tregohet një vogëlush, thuajse foshnje, që kap një tub hekuri dhe përpiqet të mbrojë gjyshen e tij nga Njësia e Menaxhimit Urban që vepron në qytetet kineze për të detyruar shitësit e paligjshëm në rrugë të zbatojnë rregullat higjenosanitare, kanalizimet dhe parkimet.

I vogli u filmua duke bërtitur: “Mos e prekni gjyshen time. Ikni, mos e prekni gjyshen time”.

Ai e përsëriste këtë ndërkohë që kishte kapur një tub hekuri dy herë më të madh se vetja dhe me të gjuante policët bashkiakë që të shtyheshin larg. Të qeshurat e spektatorëve që ishin prezent në vendngjarje nuk kishin të ndalur. Kjo video me heroin e vogël shpërndahet edhe sot nëpër faqe të ndryshme në facebook e instagram