Pasi u shpall kryetar bashkie, Erion Isai jep dorëheqjen nga ‘BE Coffee’

720
0

Prej disa muajsh Erion Isain e kemi parë çdo të diel në “BE Coffee” ku na bënte për të qeshur me batutat e tij dhe situatat e krijuara në emision. Por Erioni nuk do të jetë më pjesë e “BE Coffee” pasi siç bën të ditur “Indeksonline”, aktori ka dhënë dorëheqjen.

Ky vendim vjen pas zgjedhjes si kryetar i Bashkisë së Kolonjës, post të cilit do i përkushtohet plotësisht.

Pak kohë më parë Isai njoftoi se do të zhvendoset së bashku me familjen e tij në Kolonjë dhe nga atje nuk mund të ndjekë xhirimet e emisionit.