Kjo nuk pritej: Stresi paska një arsye shumë të fortë pse e ndjek ‘Kosem’

1354
0

Është bërë e ditur tashmë që Stresi është një ndjekës i rregullt i telenovelës “Sulltanesha Kosem”, saqë çdo darkë e shohim të postojë foto e video duke ndjekur këtë telenovelë.

I ftuar sot në emisionin “Rudina”, moderatorja e pyeti lidhur me këtë pjesë dhe reperi nuk ngurroi të tregonte se i pëlqente shumë kjo telenovelë, por kishte edhe një arsye pse e ndiqte.

“Më pëlqejnë shumë të tilla seriale, kanë emocion. Tek këto seriale kam mësuar shumë në lidhje me nuset dhe vjehrrat. Jam shumë i përgatitur, shoh shumë lloj serialesh dhe përgatitem për martesën time”, u shpreh Stresi.

Dhe prej kësaj Rudina Magjistari nisi të pyeste reperin për Kejsin, vajzën me të cilën ai është i lidhur prej vitesh dhe me të cilën siç deklaroi vetë ai, do të martohet vitin tjetër./Xing.al