DENONCIMI/ “Për të kaluar në Rinas duhet të paguash 50 euro, policët me telefona që nuk përgjohen”

1063
0

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një ish polici i cili thotë se për të kaluar në aeroportin e Rinasit duhet të japësh ryshfet 50 euro.

Sipas tij, të gjithë policët, nga më i thjeshti, deri te shefi i Policisë në Rinas, përdorin telefona që nuk përgjohen dhe që kushtojnë 1500 euro.

STATUSI i BERISHES

Ja sesi vjedhin narkopolicet ne aeroportin e Rinasit!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

“Mirmbrema zoti doktor, deshiroj te jeni mire familjarisht dhe te keni jeten e gjate une jam nje ish oficer policie qe kam mbaruar shkollen ne 2005 dhe ne 2013 me hoqen nga puna vetem per shkak se isha nga veriu desha te jap nje informacion ose te zberthej zinxhirin e korrupsionit qe ndodh ne aeroportin e rinasit duke filluar nga shefi komisariatit e deri te polici me i thjesht aty aty nje shtetas normal qe leviz ne shtetet e be nuk e len te kaloj pa paguar 50 euro le te ket ftes lek me vete esht taksative te paguash kamerat e aeroporti nuk funksionojne kurr ndersa per bosat e mafies qe e kan te gjith europen te ndaluar marin nga 500 deri ne 1500 euro te gjith kontrolloret jan te paisur me telefona te kriptuar ose sic quhen pgp te cilet kushtojne 1500 euro qe nuk mund te pergjohen ja pra doktorr ky esht shteti i hajdutve te Edi rames te pershendes doktor”