Skip to content

Kjo foshnje trashëgon mutacionin gjenetik nga e ëma/ fotot bëjnë xhiron e rrjetit

    Fotografitë e foshnjeve janë gjithmonë katalizatorë të reagimeve pozitive në rrjetet sociale, por kjo foshnje ka kaluar çdo pritshmëri. Fotot e saj janë bërë virale me shpejtësi, e gjitha prej flokëve të veçantë . Falë një mutacioni gjeneti i njohur si pielbaldizëm, trashëguar nga e ëma, vajza ka flokë të zinj por me një balluke të bardhë si bora.

    img 1390

    Çregullimi i sipërpërmendur lidhet me prodhimin e melaninës, pigmeti që i jeo ngjyrë flokëve, lëkurës e syve të njeriut. Vogëlushja Mayah e ka trashëguar këtë karakteristikë nga mamaja 40 vjeçare, e cila ka flokë të zinj dhe të bardhë.
    “Kur lindi, kirurgu tha: Shiko, ka dritë mes flokëve!’ Kuptova që po e sillte drejt meje, pasi nuk po e shihja.” Nëna ndihet e lumtur që ky gen i ka kaluar vajzës dhe se në këtë kohë, vogëlushja nuk do të ndihet e përjashtuar nga shoqëria siç është ndjerë ajo. Talyta beson se Mayah nuk do kalojë të njëjtat probleme

    “Në katër ditë që isha e shtruar në maternitet, infermieret, personeli i sanitareve, stafi i spitalit nisën të vizitonin Mayah dhe të bënin shumë foto. Më pas ato imazhe bën xhiron e botës”, thotë mamaja.