Lira Gjika: Prindër, mos humbisni autoritetin/ Fëmija nuk është shoku juaj..

515
0

Prindër, kur dëgjoni fëmijën tuaj që qan, bërtet dhe insiston që t’i plotësoni kërkesën, mos u nënshtroni, sepse nuk do të zgjidhni gjë dhe çështë më e keqja, do ta fiksoni edhe më shumë këtë sjellje të fëmijës tuaj. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë sjellje të fëmijëve si një tregues inteligjence. Fëmija përpiqet të imponohet për të realizuar dëshirat dhe kërkesat e veta.

Prindërit duhet ta marrin me qetësi dhe të mos plotësojnë kërkesën e fëmijës pse qan apo bërtet. Duhet ti japin të drejtë që mërzitet, por zgjidhja duhet të ndodhë pasi fëmija të pushojë të qarën apo të bërtiturën.

Prindërit duhet ti thonë: mbaro të qarën dhe më pas flasim për të gjetur zgjidhje. Kur fëmija pushon dhe kërkesa eshte e plotësueshme, plotësojani duke i thënë e shikon, gjërat zgjidhen me fjalë dhe jo me të qarë. Prindër mos u turpëroni kur skenat ndodhin në rrugë, por ruani qetësinë dhe përsëritni shprehjen:- mbaro të qarën, unë jam këtu me ty, nuk je vetëm, përpiqu ta qetësosh veten siç e bërë dje, ose pasi pushon, përgëzojeni duke i thënë, se radhën e shkuar tu desh më shumë kohë për të qetësuar veten dhe të pushoje së bërtituri.

E shikon që po e mëson edhe këtë mundësi që ke për të qetësuar ti vetë veten tënde.

Tek e fundit i rrituri prandaj është pranë fëmijës që ta ndihmojë të arrij vetëqetësimin ashtu siç e ka nxitur të ecë të flasë po ashtu po i mëson të vetëqetësohet. Kështu i mëson fëmijës të mendojë e të zgjedhe e të gjejë forcat e veta për tja dalë.

Edhe një gjë të fundit, mos lejoni të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjsimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshërit.