Shtëpia e kryeministrit Edi Rama në Surrel është komentuar shumë jo vetëm nga kundërshtarët e tij politikë, që e kanë përdorur pothuajse në çdo deklaratë, por edhe nga qytetarët për arkitekturën e saj të veçantë, e para e atij lloji në Shqipëri.
Kurioziteti ka qenë i madh, nisur edhe nga deklaratat e kryeministrit që e përshkruante si “një shtëpi e ndërtuar me beton, pa suva, pa dritare, pa mobilje”.
Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së Kryeministrit Rama ose thjeshtra, ka publikuar disa foto në “Story” në Instagram të një ndërtese, e cila nga përshkrimi është mjaft e ngjashme me shtëpinë e Kryeministrit në Surrel.
Sipas mediave shqiptare, fotot e publikuara nga Rea janë të shtëpisë së kryeministrit Rama.
Shiko Fotot: