Kjo është komuna italiane që kërkon binjakëzim me Kavajën, ja arsyeja

Sipas të dhënave deri më 31 Dhjetor 2022 në Komunën e Cascina-s në Itali banonin 45 198 banorë. Siç tregon kreu i kësaj komune, Michelangelo Betti, shifrat e lindshmërisë dhe vdekshmërisë bëjnë që numri i banorëve të jetë pak a shumë i njëjtë me një vit më parë. Dhe këtu faktor sipas tij janë edhe emigrantët.

“Kjo demonstron se zona jonë është një vend ku njerëzit jetojnë mirë dhe vendosin që të rrisin fëmijët e tyre. Kjo tregohet edhe nga arritjet nga komunat afër nesh (481 banorë nga Pisa dhe 108 nga San Giuliano Terme), por edhe nga ata që vijnë jashtë Italisë”, tha Betti.

Dhe sa i përket të huajve, shqiptarët përbëjnë numrin më të lartë të atyre që kanë shkuar atje. Vitin e kaluar atje kanë shkuar 44 shqiptarë të tjerë, duke e rritur komunitetin në 1016 persona. Në fakt, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Cascina. 500 të tjerë kanë marrë nënshtetësinë italiane, kështu që nuk futen në këtë llogaritje që bën kryetari i komunës. Komuniteti i dytë më i madh është ai rumun që ndiqet nga Senegali dhe Maroku. Këto shifra kanë bërë që zyrtarët e kësaj komune të mendojnë binjakëzimin me Bashkinë e Kavajës.

“Në bazë të këtyre shifrave ne synojmë që të binjakëzohemi me qytetin shqiptar të Kavajës, që ndodhet mes Tiranës dhe Durrësit. Është një nga ato qytetet që ka lidhje më të ngushta me Cascina. Nëpërmjet komunikimit me email me kryebashkiakun e Kavajës mësuam se atje ndodhen 5 kompani italiane me mbi 700 punëtorë, ndërsa këtu ka shumë qytetarë që vijnë nga ai qytet. Kjo është arsyeja pse ka kuptim që të vazhdojmë punën për të arritur një binjakëzim”, tha ai.

Gaia Nuvoli, shefe e shërbimeve demografike dhe statistikore nënvizoi edhe një fakt tjetër interesant.

Po vijnë nga Shqipëria shumë gjyshër pasi në familjet që janë vendosur këtu ka fëmijë të vegjël që kanë nevojë për kujdes. Me shumë mundësi ata vijnë për të mbështetur prindërit që punojnë dhe kujdesen për nipërit e mbesat e tyre”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.