Grabitja e ‘çmendur’! Të rinjte tërheqin zvarrë bankomatin me makinë, ja ku ka ndodhur ngjarja

81
0

4 të rinj tentojnë të kryejnë një grabitje spektakolare në Britani.

Në rrjetet sociale po bëjnë bujë mënyra se si këta të rinj e kryen grabitjen. Kamerat e sigurisë regjistruan momentin, kur ata arritën ta merrnin bankomatin nga qendra tregtare dhe ta largonin duke e tërhequr me makinë. Ngjarja ndodhi në Buckinhamshire, ku djemtë fillimisht e goditën me makinë bankomatin dhe më pas e lidhën me litar dhe e tërhoqën zvarrë.

Pas kësaj, autoritetet aktivizuan njësitë me helikopter nëpërmjet të cilave i gjurmuan dhe arritën t’i kapin 4 autorët teksa ishin duke lëvizur me makinë, bashkë me bankomatin që e tërhiqnin zvarrë.

Gjatë ndjekjes nga Policia, njëri prej tyre tenton të dalë nga makina, dhe arratiset në një zonë malore pranë, por kapet nga policët, që kishin dalë në terren bashkë me qentë që i përdorin për nuhatjen e lëndëve narkotike.

100 mijë paund është vlera e parave që ndodhshin në bankomat llogaritur bashkë dhe me dëmet materiale që 4 të rinjtë britanikë shkaktuan. Të arrestuarit janë: Tony Smith, 23-vjeç, John Mitchell, 20, Alan Smith, 47 dhe Samuel Mitchell, 19-vjeç janë shpallur fajtor për tentim vjedhje.