Kjo është bima që amerikanët e importojnë nga Shqipëria, mbushin 75% të tregut të tyre

489
0

A e dini se mbi 75% e sherebelës që importohet në SHBA vjen nga Shqipëria?

Lajmi u bë i ditur nga USAID/ALBANIA përmes një shënimi shumë interesant në facebook.

Në shënim thuhet se agrobizneset në Shqipëri po rriten falë projektit SmartCapital, i mbështetur nga USAID.

Kjo iniciativë po ndihmon agrobizneset të rritin prodhimin e tyre dhe cilësinë e produkteve të tyre.

Në Shqipëri ka kompani që eksportojnë bimë medicinale në SHBA dhe arrijnë të ardhura deri në 2 milionë dollarë në vit.