Kjo bimë e ngjashme me marijuanën rritet kudo në oborret tona, përfitimet nga ajo do t’ju habisin

860
0

Shumë njerëz ende nuk janë njohur me këtë bimë ose e konsiderojnë atë si farë të keqe, por ajo nuk është e tillë. Kjo bimë është kultivuar për herë të parë në Indi, e tani mund të gjindet kudo.

Ajo ka gjethe tërheqëse dhe nganjëherë lule të verdhë. Ju sigurisht mund ta keni hasur këtë bimë, por nuk e keni ditur për vetitë e saj ushqyese dhe përfitimet shëndetësore.

Edhe pse shumica e njerëzve janë të fokusuar për ta larguar atë nga oborret e tyre, kjo bimë mund të përdoret në ushqimin tuaj, pasi ju ta provoni, do të befasoheni.

Ajo ka shije limoni, gjethet e saj mund të përdoren edhe për sanduiç dhe si një zëvendësim për spinaqin.

Kjo bimë është e njohur për uljen e kolesterolit dhe ngadalë është duke zënë vendin e saj në kuzhinat e shumë familjeve.

Marlena Spieler, nga New York Times ka shkruar për mënyrat se si përdoret kjo bimë në vende të ndryshme të botës.

Në Meksikë dhe Kaliforni është përdorur me mish derri dhe në sallatë me domate. Në Greqi është përdorur në fushat e gjuetisë e në Turqi është inkorporuar në dietën e njerëzve me anë të kosit, sallatave dhe domateve të pjekura.

Nga dukja e saj ka bërë që shumë njerëz ta përdorin atë në sallata dhe pasi e kanë shijuar dhe janë njohur me vetitë e saj ushqyese e shëndetësore nuk e kanë larguar asnjëherë nga kuzhina.

Këto janë përfitimet e saj shëndetësore:

1. Antioksidant i fuqishëm – Është e pasur me vitaminë C, B-kompleks, pirodoksinë, karotenoide, riboflavinë, niacin dhe minerale të ndryshme si kalcium, hekur dhe magnez dhe në këtë mënyrë është antioksidant i fuqishëm e gjithashtu anti-mutagjen. Është gjithashtu e pasur me vitaminë A, që është e rëndësishme për mbrojtjen nga kanceri i mushkërive dhe i kancerit në gojë.

2. Përmban Omega-3, acide yndyrore – Më shumë se çdo perime tjetër dhe kështu dhe prania e këtyre acideve zvoglon rrezikun e autizmit.

3. Përmirson metabolizmin tuaj – Është vërtetuar se ka pak kalori, por rritë metabolizmin dhe sigurohet që trupi juaj të ketë mjaft ushqim.

Është e rëndësishme që të dihet saktë nëse bima që ju e keni hasur është “purslane”, që pastaj ta futni atë në kuzhinën tuaj, sepse mund të jetë ndonjë bimë tjetër që i ngjan dhe të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin.