Kishte vetëm 179 ndjekës në Instagram përpara se të futej në BBV: Nuk do ta besoni sa followers ka arritur Luizi sot

Pavarësisht se Luiz Ejlli ka qenë një prej këngëtarëve shumë të njohur në Shqipëri përpara disa vitesh, shkëputja nga muzika e tij bëri që emri t’i lihej në harresë.

Këngëtari ka fituar festivalin e Këngës Magjike me Juliana Pashën, ndërsa ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në Eurovizion.

Mirëpo hyrja e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania e ka kthyer Luizin në një nga personazhet më të pëlqyer e më të komentuar të momentit në vendin tonë.

Pak ditë më parë, ai rrëfeu se vuan nga një sëmundje e rrallë, por në mbrëmjen e së martës, këngëtari tregoi se ai nuk vuan vërtetë, por kjo ishte historia e shokut të tij.

Menjëherë ai iu nënshtrua disa analizave, ku rezultoi se këngëtari gëzon shëndet të plotë.

Por, publiku beson atë që ka thënë fillimisht Luizi, se ai vërtetë është i sëmurë dhe gjatë këtyre ditëve, mbështetja e publikut ka qenë shumë e madhe në rrjete sociale.

E kjo vihet re edhe në profilin zyrtar të Instagramit të Luizit, ku deri para se të bëhej pjesë e Big Brother VIP, ai numëronte vetëm 179 followers, ndërsa sot që flasim, ai numëron mbi 130 mijë ndjekës në Instagram. Një shifër vërtetë e pabesueshme kjo!

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.