Kapet 21-vjeçarja shqiptare, punonte si “kopshtare” në shtëpinë e gabuar

78
0

630 rrënjë kanabisi janë sekuestruar në Itali. Në pranga në lidhje me këtë ngjarje është vënë një 21-vjeçare shqiptare. Ajo jetonte në shtëpinë ku u gjet droga.

Banesa ishte e fshehur në pyll. Sipas asaj që shkruajnë mediat, disa prej rrënjëve ishin të gjata deri në 1 metër.

Ngjarja është regjistruar në Verrua Savoia. Siç shkruajnë mediat, ky është vetëm një nga rastet e fundit të zbulimit të shtëpive të barit në këtë zonë.

Disa prej të arrestuarve të rasteve të kaluara kanë qenë po ashtu shqiptarë. Media italiane ‘La Voce’, duke iu referuar të dhënave thotë se në Itali pëllogariten rreth 6 milionë përdorues të kanabisit.