Teksa koronavi rusi go diti Wuhanin në fund të dhjetorit të vitit 2019, Kina Kur ndërtoi 14 spitale të improvizuara në kohë rekord për të trajtuar pacientët e shumtë të inf ektuar.
Pas më shumë se 2 muajsh situata po stabilizohet, , me rënien e numrit të të infe ktuarve për ditë, dy spitalet e fundit në provincën Hubei janë vendosur të mbyllen, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Të 14 spitalet u ndërtuan posaçërisht për t’u marrë me shpërthimin e koronav irusit dhe kryesisht trajtoheshin pacientë me simptoma të buta. Përgjatë janarit dhe shkurtit, zyrtarët lokalë të shëndetit shndërruan objektet publike, siç janë stadiumet sportive dhe sallat e ekspozitës në spitale.
”Tashmë këto vende po mbyllen pasi numri i pacientëve Covid-19 vazhdoi të bjerë në qytet,” njoftoi Xinhua.
Sot kishte vetëm 19 raste të reja të raportuara në territorin e Kinës, 17 prej tyre ishin në Wuhan, dhe 2 të tjera të importuara nga jashtë. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, gjithsej 59,897 pacientë janë shëruar në të gjithë vendin.