Drejt Italisë me 25 kg mish dhe djathe, dy shqiptarët ndalohen në aeroport

579
0

Dy shqiptarë janë ndaluar nga autoritetet doganore italiane pasi në bagazhet e tyre po transportonin një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore të pacertifikuara.

Në bagazhin e tyre janë gjetur 25 kg djathë e mish pa etiketat e detyrueshme ushqimore.

Produktet janë sekuestruar si të rezikshme për përhapjen e sëmundjeve të kafshëve si gripi i derrit.

Dy shqiptarët ishin nisur me linjën ajrore të fluturimit Tiranë-Perugia e ndalimi i tyre është bërë në aeroportin e Perugias.