Kiko, qeni që i zgjoi nga gjumi natën e tërmetit duke i tërhequr batanijet..

1482
1

Mes historive të ndryshme që la pas termeti i 26 nëntorit, ka edhe nga ata të cuditshmet.

E tillë është historia e një familjeje nga Durrësi të cilët falë Zotit, kanë dalë në kohë nga banesa e shkatërruar nga tërmeti pas sinjalizimit të dhënë nga qeni i tyre Kiko.

Në një lidhje të drejpërdrejtë Vjollca, e zonja e qenit, pohon se kanë qenë në gjumë kur Kiko i ka zgjuar duke u tërhequr batanijen.

Mirëpo ditën e sotme ajo ka treguar se eshte larguar nga hoteli ku u dërgua të strehohej pasi aty nuk pranon ta strehoni qenin e tyre brenda dhomave.