Keto jane kategoritë që nga sot duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi në punë dhe rregullat ne fuqi

30
0

Duke filluar nga dita e sotme (4 Janar) në vendin tonë do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Për disa kategori punonjësish është bërë i detyrueshëm vaksinimi kundër Covid-19. Kështu punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, për t’u paraqitur në punë duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik, kryetarja Mira Rakacolli tha: “Ju kujtoj që në datën 4 janar të gjithë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare si një kategori që përbëjnë rrezik për të tjerët do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose certifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit. Kjo certifikatë ka filluar të gjenerohet edhe në sistemin e-albania”.

Ndërkohë masat që vijojnë të jenë në fuqi janë:

​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.

Qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

  • ​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
  • ​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
  • ​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
  • ​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
  • ​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-​ Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

-​ Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
​-​ Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.