Këto janë gjërat më të pista që prekim çdo ditë

706
0

Në përditshmërinë tonë ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me njerëz, objekte, apo shumë gjëra të tjera të cilat janë të pashmangshme. Por disa prej tyre, përmbajnë kaq shumë bakterie sa mund të kthehen në rrezik për organizmin. E dini se cilat objekte të përditshmërisë tuaj përmbajnë më shumë papastërti? Zbulojeni më poshtë:

1 – Tastiera e kompjuterit – Sidomos ajo që përdorni në punë. Ju jeni gjatë gjithë kohës pranë saj, madje edhe kur konsumoni ushqim, por ajo është si një magnet për mikrobet dhe bakteret.

2 – Telefoni – E mbani kudo me vete, dhe po e mbushni me baktere. Mundohuni ta pastroni sa më shpesh me pak alkool dhe lani duart sa më shpesh.

3 – Paratë – Kalojnë dorë më dorë, dhe doni s’doni i prekni vazhdimisht. Lani gjithmonë duart pasi keni prekur paratë.

4 – Jasktëku – E dini sa papastërti grumbullon objekti juaj i relaksit? Mundohuni ta lani sa më shpesh.

5 – Çanta – Ju e mbani me vete dhe e lini kudo. Kushtojini më shumë vëmendje pastrimit të çantës suaj.

6 – Doreza e derës – Çfarëdo doreze të jetë, përsëri ka shumë mikrobe, të paktën dorezën e derës suaj mundohuni ta pastroni.