Këtë nuk e prisnim! De Biasi rikthehet në kombëtaren shqiptare?

469
0

Humbja e pësuar së fundmi ndaj Skocisë i ka sjellë shumë probleme trajnerit të kombëtares, Christian Panucci. Edhe pse presidenti i FSHF, Armand Duka, i ka dalë në mbrojtje, ndeshjet në vijim do të jenë tepër të rëndësishme për të kuptuar fatin e italianit.

E dini kush është emri që mund ta pasojë? Heroi i gjithë shqiptarëve, Gianni de Biasi, i cili sa herë luan kombëtarja e shqiponjave është i pranishëm në stadium.

Që pas shkarkimit nga Alaves në Spanjë, De Biasi ka mbetur pa punë dhe pret një mundësi të artë, një projekt. Dhe, ai projekt mund të jetë sërish Shqipëria.

Duka vazhdon të ketë raporte të mira me 62-vjeçarin, i cili drejtoi përfaqësuesen tonë për pesë vjet, duke e udhëhequr edhe në Euro 2016.