“Kërkesa është bërë nga Xhensila” Personazhi i njohur zbulon detaje nga divorci i Besit me Xhensilën: Kanë dy vite që…

184
0

Dje në emisionin “Shqipëria Live” u komentua pak marrëdhënia e krisur mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

I ftuar në studio ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Bakaj, i cili u shpreh se problemet mes çiftit të njohur kanë nisur dy vite më parë.

Sipas Bakajt, prej një viti aktori dhe këngëtari nuk jetojnë më bashkë. Për sa i përket kërkesës së gjykatës, ai zbuloi më tepër detaje.

“Padia është kthyer mbrapsht sepse mungonin firmat. Kërkesa është bërë nga Xhensila. Bëhet fjalë edhe për një pension ushqimor 150 mijë lekësh, se aq e parashikon ligji.

Problemet e tyre kanë filluar që dy vite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë”, tha Artjon Bakaj-ish-konkurrent i “Për’puthen”.

“Është një e vërtetë që janë shumë pranë procesit të divorcit. Akoma nuk është bërë e ditur data e procesit të divorcit”, vijoi më tej Angjelin Dikolli-gazetar.