“Do të ha ndonjë levë pas koke”, debati i ashpër mes Babaramos dhe Dudushit: Mos u bëj viktimë..

109
0

Gazetari Ilir Babaramo dhe Alban Dudushi i janë drejtuar me tone të ashpra njëri-tjetrit, në një debat studion e Top Story për investigimin e Rai3.

Dudushi tha se nga ky raport nuk kishte asgjë të re dhe të pathënë dhe theksoi se ajo që u tha në anglisht, ishte videoja me Arben Ahmetajt, ndërsa Babaramo e akuzoi gazetarin për propagandë.

Pjesë nga debati:

Dudushi: E vetmja gjë që dëgjuam në anglisht ishte Ben Ahmetaj, në shqip i kemi dëgjuar të gjitha

Babaramo: I tha dhe Ben Ahmetaj, ç’rëndësi ka kush i thotë?

Dudushi: Për mua ka rëndësi edhe pse e thot

Babaramo: Për të marrë azil politik

Dudushi: Në momentin se pse e thotë, se e kam dëgjuar atë punën e ‘pentitos’ le të vijë dhe ta bëjë këtu. Kaq e thjeshtë është ajo histori. Si ta vërtetojmë nëse janë të vërteta

Babaramo: Disa gjëra janë të njohura, mos bëj propagandë

Dudushi: Nuk po bëj propagandë, po them që të gjitha këto i kemi të dëgjuara

Babaramo: I kemi të provuara

Dudushi: Më thuaj dikë që e ke të provuar

Babaramo: Atë bablokun për dosjen e Dibrës

Dudushi: Po dolën disa përgjime, i dogji zoti Llala.

Babaramo: A takohet kryeministri, drekon me njerëzit e nëntokës…

Dudushi: Pse i kishte dosja e Dibrës këtë

Babaramo: Po, do shkojë në kryeministri, do shkojë për drekë. Kanë dalë fotografitë me këta të tre në Peqin

Dudushi: Nuk i kam parë, m’i trego ti

Babaramo: Do të më çojë mish për top në një levë, ti e di janë emra të frikshëm

Dudushi: Ça thua mo, se e zbulove ti që do ta sjellësh ti levën, mos u bëj viktimë dhe hero kot.  I kemi dëgjuar në shqip, ça rëndësia ka se u thanë italisht, puna është a janë të vërtetuara që jemi narkoshtet. /Top Channel/