Kercen numri i te prekurve me koronavirus në 24 orët e fundit

676
0

Në 24 orët e fundit nga 186 testime të kryera jane konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus,.

Një rritje e ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, kur pati vetëm një të infektuar.

Duke prezantuar raportin e orëve të fundit, përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë, Flutura Beqo deklaroi se prej tyre 13 janë në Durrës, një në Tiranë dhe një në Shkodër.

Ndërkohë në orët e fundit janë shëruar 16 persona.